fbpx

Tahiri tregon cila parti nga PAN-i mund të bëhet pjesë e Qeverisë së LDK-së

Tahiri tregon cila parti nga PAN-i mund të bëhet pjesë e Qeverisë së LDK-së

Xhafer Tahiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Debat Plus, me Ermal Pandurin, duke e analizuar një koalicion të mundshëm me partitë politike aktuale nga koalicioni  PAN, ka bërë të ditur se vetëm NISMA, mund të bëhet pjesë e Qeverisë , e cila sipas Tahirit do të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Unë mendoj që as para e as pas zgjedhjeve PDK-ja, nuk mund të bëhet pjesë e koalicionit tonë. Kjo parti ka nevojë të shkojë në opozite të pastrohet dhe pozita e PDK-së. Do t’i bëjë mirë edhe Qeverisë edhe vendit… PSD pa një koalicion nuk do ta kalojë pragun zgjedhor dhe nuk shoh të mundur një koalicion me këtë parti. Nëse PSD e kalon pragun nuk mund ta përjashtoj [nga koalicioni qeveritar]. Edhe  AAK-ja do të shkojë në opozitë”, tha Tahiri.

Tahiri ka bërë të ditur se partia e drejtuar nga Fatmir Limaj, NISMA, mund të behët pjesë e qeverisë që do të drejtohet nga LDK.

Mirëpo, sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve, kjo pasi i duhen numrat për formimin e Qeverisë.

“Vetëm NISMA, nga PAN mund të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo pasi preferoj që të shkojmë të vetëm në zgjedhje kështu mendoj që edhe partitë e tjera të shkojnë të vetme”, ka deklaruar Tahiri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, përballë analistëve,  në RTV Dukagjini është shprehur se sipas sondazheve LDK është partia e parë në vend.