
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të Presidencës, me të cilin proces institucionet e vendit janë kompletuar, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Tahiri është shprehur se i takon partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, që të gjejë rrugët e bashkëpunimit me opozitën, pasi thotë se temat e mëdha për vendin kerkojnë përkrahjen e opozitës.
Sipas saj, skena politike në vend vazhdon të jetë e polarizuar.
“Duke mos hyrë në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan, por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita ne pjesën me te madhe doli kundër. I takon partisë ne pushtet qe te gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës. U pa edhe dje, se po te mos bënte kompromis një pjese e opozitës nuk do kishte rezultate”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com