Tahiri voton kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në LDK

Kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese.

Tahiri voton kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në LDK

Kryetari i Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të partisë.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes formës elektronike ka kërkuar nga strukturat e LDK-së të votojnë pro apo kundër shkarkimit të nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit e cila është kryeparlamentare.

Xhafer Tahiri, njihet për lidhje të afërta me Vjosa Osmanin, e cila  kishte ndihmuar shumë në zgjedhjet lokale në Vushtri të cilat Tahiri i fitoi në vitin 2017.

“Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri. /Insajderi/