Tahiri: Vushtrria bie nga liga, 4 ditë asnjë rast pozitiv me koronavirus

Tahiri: Vushtrria bie nga liga, 4 ditë asnjë rast pozitiv me koronavirus

Tash e 4 ditë asnjë rast pozitiv me koronavirus nuk ka qenë në komunën e Vushtrrisë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri i cili tha se Vushtrria ka rënë nga liga e koronavirusit në  të cilën nuk kishin dëshirë as të ishin.

Kjo sepse para disa ditëve komuna e Vushtrrisë pati një numër ta madh të të infektuarve e madje fshati Samadrexhë u shpall vatër e infeksionit nga Ministria e Shëndetësisë.

“4 ditë 0 të infektuar, por me testime të vazhdueshme në këto 4 ditë, nëse vazhdojmë kështu për besë kemi me ra nga liga e #coronavirus …amo në këtë ligë kurrë skemi dashtë as me kanë.

Faleminderit Vushtrri 💙🤍”, shkruan Tahiri./Insajderi.com