Njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, ka deklaruar se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor që vendi do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tij, do të mbahen më 28 shkurt, transmeton Insajderi.
Tahiri thotë se pas zgjedhjeve nuk do të ketë kuorum prej 80 deputetësh, kur do të votohej për presidentin.
“Shkaku kryesor që Kosova do të shkojë në zgjedhje është mos mundësia e zgjedhjes së presidentit të Republikës sepse nuk ka koncezues që 80 deputetë që janë dy të tretat të jenë në seancë që ta bëjnë kuorumin kur mbahet mbledhja”, ka thënë ai për EO.
D.m.th 80 nuk mund të bëhen, 61 për t’u zgjedhur mund të bëhen mirëpo 80 jo. Nuk besoj që edhe pas zgjedhjeve që unë llogarisë që do të mbahen me 28 shkurt që do të ketë do të ketë kuorum prej 80 deputetëve”, u shpreh tutje ai. /Insajderi.com