Gazetari Feim Tahirsylaj ka deklaruar se është emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, njofton Insajderi.
Këtë Tahirsylaj e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku u shpreh se është ndër dhe respekt i veçantë për të, t’i shërbejë shtetit të tij.
“Është nder dhe respekt i veçantë që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t’i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim – Republikës së Kosovës”.
“I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë. Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit”, ka shkruar Tahirsylaj. /Insajderi.com