Takim i paparalajmëruar

Takim i paparalajmëruar

Një takim i paparalajmëruar virutal mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit francez, Emmanuel Macron po ndodhë tani.

Kjo është arsyeja e mungesës së kreut të ekzekutivit në interpelancën e Kuvendit të Kosovës ndaj tij, njofton Insajderi.

Zëvendësi i tij, Driton Selmanaj iu përgjigj Uran Ismajlit të Partisë Demokratikë për mosprezencën fizike të kryeministrit.

“Është hera e dytë që për një periudhë të shkurtë në Kuvend kemi fol për këtë temë. Qeveria është e gatshme, por mungesa e kryeministrit është se Hoti është në një takim virtual me presidentin Macron”, ka thënë ai.

Nuk dihet cila është tema e diskutimit. Por, Macron ka qenë i involvuar direkt në insistimin për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e diskutimit pronare e së cilës është Bashkimi Evropian. /Insajderi.com