Përmes kamerave

Takim – virutal – i Grenell me shqiptaro-amerikanë

Takim – virutal – i Grenell me shqiptaro-amerikanë

Emisari amerikan, Richard Grenell, nuk është takuar me Avdullah Hotin dhe Hashim Thaçin ashtu siç ishte planifikuar, për shkak të aktakuzës për presidentin kosovar, por ai ka realizuar një takim me disa shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Njoftimi për këtë takim është bërë në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit e takimit.

Në këtë takim, virtual megjithatë, kanë marrë pjesë persona si Elmi Berisha, që është kryetar i Federatës Pan-shqiptare Vatra dhe kryetar i Rrjetit te Bizneseve te Diasporës Shqiptare në SHBA, pastaj Martin Vulaj , aktivist shqiptaro amerikan, Uk Lushi, përfaqësues i Batalonit “Atlantiku “ dhe Ana Cenaj, përfaqesuese e komunitetit shqiptaro – amerikan ne Dallas të Teksasit.

Për detajet e takimit nuk është dhënë shumë informacion. Pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Grenell dje është takuar edhe me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ky takim ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë./Insajderi.com