Takimet mes Ramiz Kelmendit e Erion Veliajt përbëjnë shkelje ligjore

Ramiz Kelmendi nga pozita e zyrtarit të lartë në qeveri dhe deputetit në dy mandate, ka bërë përpjekje për avancimin e interesave të kompanisë së tij “ETC”. Ka synuar ta zgjeroj veprimtarinë e tij biznesore edhe në territorin e Shqipërisë, përmes takimeve me të parin e Bashkisë së Tiranës. Këtë e ka bërë në kundërshtim me ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky veprim i tij duket se nuk e ka shqetësuar shumë këtë zyrtarë të shtetit. Kelmendi ka vendosur të merret publikisht me Veliajn, duke i reaguar pasi që ky i fundit e vlerësoi se prona ku kishte dashur Kelmendi të ndërtoj një objekt afarist, është me interes publik.

Takimet mes Ramiz Kelmendit e Erion Veliajt përbëjnë shkelje ligjore

Deputeteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi pozitën e tij zyrtare e ka përdorur edhe për avancimin e interesave të tij biznesore.

Gjatë kohës sa ka mbajtur postin e deputetit dhe zëvendëskryeministrit, para tri vjetëve kishte filluar  takime me kryebashkiakun Erion Veliaj.Takimet ishin zhvilluar jo për ndonjë aktivitet politik e zyrtar por si drejtues i kompanisë “ETC”.

Kelemendi intersohej për blerjen e një prone dhe ndërtimin e një objekti afarist në Shqipëri, edhe përkundër që aktivitetet e tilla të një zyrtari shtetëror, bien ndesh me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

Sipas ligjit, zyrtari i lartë nuk guxon të jetë drejtor as përfaqësues i firmës së tij private dhe të merret aktivisht me zgjerimin e biznesit të tij, gjatë kohës që e ushtron detyrën publike, shkruan Insajderi.

“Zyrtari, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para interesit publik”, thuhet në ligj.

Agjencia Kundër Korrupsion, ka detyruar qindra zyrtar publik që të japin dorëheqje nga posti i drejtorit të kompanisë dhe të vendosin dikënd tjeter në pozitat drejtuese, sapo kanë marrë detyrat publike.

Por në rastin e biznesmenit Ramiz Kelmendin, ka qenë ndryshe. Ai vetë përmes Facebook ka treguar se qysh para tri vjetëve, krahas aktivitetit si zyrtar i lartë shtetëror, u intersua për blerjen e një prone dhe ndërtimin e një objekti afarist në Shqipëri.

Për këtë në takimet që kishte zhvilluar me Erion Veliajn, kishte kërkuar garaci që mundet të zgjeroj biznesin e tij duke ndërtuar një qendre tregtare tek kthesa e Kamzës.

Meqë punët nuk i kanë shkuar siç kishte planifikuar, pasi që kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësuar se toka ku Kelmendi donte të zgjeronte biznesin është me interes publik, deputeti ka filluar të merret publikisht me të. I ka reaguar përmes Facebook-ut, Veliajt.

Në këtë reagim Kelmendi tregon goxha në detaje për ecurinë e përpjekjeve të tij, për rritjen e biznesit edhe në Shqipëri.

“I nderuar kryebashkiak Velijaj, tre vite më parë në zyrën tuaj e ku ishin prezent edhe stafi juaj professional-teknik, kërkova mendim profesional rreth blerjes së pronës për ndërtimin e ETC-së. Në pyetjen time se a ka ndonjë kontest, interes publik për parcelën në fjalë, të gjitha përgjigjet nga ana juaj ishin në favor dhe mbështetje të këtij projekti”, shkruan Kelmendi në një status në facebook si formë reagim që i ka bërë së fundmi Veliajt.

Me tej Kelemendi e rikujton se gjatë takimit ishte deputet, por se nuk ishte pritur ashtu siç kishte dashur atje si biznesmen.

“Sa për ri-kujtim, isha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk prisja trajtim të veçantë, por të paktën mbajtje të fjalës dhe përkushtimin tuaj si ndaj një investitori dhe qytetari të Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta”, kujton Kelmendi.

Meqë kishte hasur probleme për marrjen e lejes, një takim të dytë e kishte zhvilluar me Veliajn tashmë edhe me një përgjegjësi tjetër më të lartë publike. Ishte zv/kryeministër i qeverisë së Isa Mustafës shefit të tij të partisë.

“Çështja u prolongua në dhënien e lejës dhe u detyrova të vij tek ju sërish në takimin e radhës 15 muaj pas takimit të parë. Gëzova sërish të njejtën mbështetje verbale nga ju sikur edhe në takimin e parë. Në këtë periudhë të takimit tonë të dytë isha zv/Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe sërish u trajtova si një qytetarë i thjeshtë”, thotë Kelemendi.

Kelmendi thotë se pas tri vjetësh orvatje për të marrë lejen e ndërtimit të objektit edhe pagesës së një takse rreth 2 milionë eurosh ai sërish u pengua.

“Pas shumë pritjesh, pra 3 vite për të zbardhur lejen e ndërtimit (pritje e gjatë apo e shkurtër) le të vendosni ju dhe opinion), në nëntor të vitit 2018, zbardhët dokumentin për pagesën e taksës së ndërtimit dhe infrastrukturës që ishte në vlerë prej 1 milion e 680 mijë euro”.

“Kjo shumë u pagua nga ana jonë dhe ishim duke pritur zbardhjen formularit, që sipas ligjit duhej të zbardhej në afatin prej 5 ditësh. Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapërgatitjet për vendosjen e gurë themelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si kryebashkiak, për gëzimim që investimin po e bënë investitori nga Kosova”, shkruan Kelmendi.

Deputeti thotë se iu ndaluan punimet nga inspektorët shqiptarë.

“Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejës. Erdhën në punishte inspektorët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të friksojnë kompaninë ndërtuese”, shkruan Kelmendi.

Ky veprim i zyrtarëve shqipatarë e ka befasuar përse ndodhi kjo?

“Njerëzit tuaj na plotësuan me përgjigje ndaj kësaj befasie. Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur”.

I nervozuar me këtë situatë Kelmendi ka kërkuar nga Erion Veliaj të heqë dorë nga “aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve”, pasi që kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi që prona për të cilën flet Kelmendi është në interes publik dhe se në të nuk mund të ndërtohet.

“Andaj z. Velijaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova”, shkruan ai.

Por, krejt këto veprime të Kelmendit gjatë kësaj kohe bien ndesh me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit. Ato janë realizuar gjatë kohës kur ai ishte zyrtarë i lartë shtetorë dhe bazuar në ligj nuk guxon të jetë drejtues e as përfaqësues i firmës së tij private gjatë kohës që e ushtron detyrën publike.

Ky ligj e thotë qartë se duhen ndarë rolet.

“Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare”, thuhet në nenin 6 të ligjit.

Gazerta Insajderi ka kërkuar nga Agjencia Kundër Korrpsion përgjigje interpretim të këtij rasti, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Përgjigje nuk ka dhënë as deputeti Kelmendi. /Insajderi.com