Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu pak ditë para se të shkarkohej nga shefi i tij, Albin Kurti është takuar në objektin e ministrisë me biznesmenin Blerim Potera, i dënuar për vepra të rënda penale.
Ministri tashmë i shkarkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvillua një takim të dyshimtë me një person të dënuar për krime.
Blerim Potera, i ka shkuar në takim Veliut në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Takimi siç merr vesh Gazeta Insajderi është zhvilluar me datën 14 mars, pak ditë para shkarkimit të Veliut nga kryeministri Albin Kurti.
Potera, është i njohur për sistemin e drejtësisë për disa vepra penale, shkruan Insajderi.
Para një viti, Blerim Potera bashkë me Astrit Mehmetin i njohur si Llepota, e kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar”.
Policia kishte arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ishin dërguar në mbajtje.
Biznesmeni Potera ka qenë i dënuar dhe hetuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim armesh, kallëzim I rrejshëm e lëndim trupor.
Gjatë kohësa sa ka qenë në vuajtje të dënimit me burg ai ishte favorizuar nga zyrtarë të lartë të burgjeve.
Ai madje ishte fotografuar edhe me zyrtarë të lartë të burgjeve, gjatë një darke në një restorant luksoz.
Aty Potera shihen së bashku, duke e shijuar darkën me Drejtorin e atëhershëm të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtori për Siguri i Burgjeve të Kosovës, Burim Buleshkaj, drejtori i burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve. /Insajderi.com