
I deleguari i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot do të pritet në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq, njofton Insajderi.
Ky takim që vjen vetëm një ditë pas vizitës së Grenell në Kosovë, do të mbahet nga ora 14:00, në Pallatin e Serbisë, ku përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët.
Kështu është bërë e ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të cilët njoftojnë se në këtë takim i pranishëm do të jetë edhe drejtori ekzekutiv i Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), Adam Boler, transmeton Insajderi.
“Më ka dërguar Trump-it që t’i impementojë marrëveshjet”, ka thënë Grenell të hënën. i njëjti motiv do të jetë edhe në Serbi. /Insajderi.com