Takimi i krerëve të koalicionit qeverisës, të hënën në orën 15:00

Takimi i krerëve të koalicionit qeverisës, të hënën në orën 15:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar kohën se kur do të zhvillohet takimi midis krerëve të partive të koalicionit qeverisës, i cili ishte paraparë të mbahej sot në orën 14:00, por është shtyer për të hënën, njofton Insajderi.

Haradinaj tha se takimi në të cilin pritet të flitet kryesisht për dialogun me Serbinë para takimit që pritet të mbahet më dy shtator në Uashington, do të zhvillohet më 24 gusht, në orën 15:00.

Haradinaj ka thënë se takimi, në të cilin pritet të flitet kryesisht për dialogun me Serbinë, para takimit të 2 shtatorit në Uashington, do të zhvillohet më 24 gusht.

“Takimi do të mbahet të hënën, në orën 15:00”, ka bërë të ditur ai në Kanal10.

Takimi i koalicionit, i paraparë për sot, është shtyer për shkak të Fatmir Limajt.

Nga Nisma Socialdemokrate kanë treguar se lideri i partisë, Fatmir Limaj, nuk gjendet në Kosovë. /Insajderi.com