
Para vizitës që sot bëri në Ujman, presidenti i vendit Hashim Thaçi një agjendë të ngjeshur kishte edhe mbrëmë.
Thaçi, ishte takuar mbrëmë me zv/kryeministrin Dardan Gashi dhe disa përfaqësues te Nismës Social Demokrate, përfshirë Endrit Shalën.
Blic e ka kontaktuar Zv/kryeministrin Gashi për ta pyetur rreth këtij takimi në Shtërpcë?
Gashi ka folur shkurt ka thumbuar protestën e organizuar në Vetëvendosje.
“Kosova mbrohet duke qene ne Shtërpcë fizikisht, Ujman fizikisht e jo duke bere parada pa asnjë simbol te shtetit te Kosovës” ka thënë Gashi.