![Ja si rridhte shiu në tryezën e thirrur nga Agim Bahtiri](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/4564-730x440.png)
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dje kishte zhvilluar takimin me përfaqësuesit e institucioneve, liderët e partive politike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të OJQ-ve, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me situatën në vend, me qëllim të kundërshtimit të tendencave për ndarjen e Kosovës.
Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në të cilin është mbajtur takimi nuk ka munguar as shiu, i cili ka rënë mbi tavolinat e pjesëmarrësve të thirrur nga Bahtiri.
Objekti i përzgjedhur, buzë Ibrit për t’u zhvilluar ky takim, nuk i ka mbrojtur pjesëmarrësit për të mos u lagur nga shiu.
Në një video që ka siguruar Insajderi shihet se shiu ka qenë i pranishëm edhe brenda objektit që është mbajtur dje.
Për të shikuar videon, klikoni këtu.
Bahtiri para takimit kishte thënë se situata është tepër serioze dhe kërkon mobilizimin e gjithë qytetarëve dhe institucioneve për të kundërshtuar fuqishëm aspiratat e kamotshme të Serbisë.
“Deklaratat e liderëve të vendit se në bisedimet me Serbinë nuk do të ketë vija të kuqe, janë paralajmërime ogurzi për të ardhmen e Kosovës, që nënkuptojnë edhe mundësinë e ndarjes së Kosovës. Meqë situata është tepër serioze, ajo kërkon mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit për të kundërshtuar fuqishëm tendencat e këtilla, që janë aspirata të kamotshme të Serbisë”, kishte thënë Bahtiri. /Insajderi.com