Takimi Kosnett-Abdixhiku në LDK, mësohet se për çfarë biseduan

Takimi Kosnett-Abdixhiku në LDK, mësohet se për çfarë biseduan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj vizite, Kosnett është takuar me të parin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhikun, nga i cili u njoftua për qëndrimet e partisë nsaj situatës politike në vend.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

“Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë”, thuhet tutje në kumtesë. /Insajderi.com