Takimi Kurti-Mustafa – Këto janë pamjet nga Kuvendi i Kosovës

Takimi Kurti-Mustafa – Këto janë pamjet nga Kuvendi i Kosovës

Pas dy orësh takim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende liderët e këtyre dy partive të cilat tash e sa muaj pretendojnë të merren vesh për bashkëqeverisje, nuk kanë dalë para medieve për të treguar se çka kanë vendosur sonte, shkruan Gazeta Insajderi.

Shumë gazetarë shihen se janë duke pritur në hollin e Kuvendit të Kosovës, për të marr informacionet e fundit rreth kësaj ngjarje.

Sipas informacioneve të para të dy palët janë marrë vesh që nesër të takohen sërish, mirëpo kjo ende nuk është konfirmuar./ Insajderi.com