
Përveç se e nderoi duke e dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” së Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi u përkujdes ta bënte të ndihej sikurse në shtëpinë e saj, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Gjatë pranimit të dekoratës, Albright ka thënë se është krenare me shtetin e Kosovës dhe se ndihet e nderuar me këtë çmim.
Pasi filloi fjalimin e saj në Zyrën e Presidentit, zëri i Albright nuk dëgjohej shkaku se mikrofoni ishte i ndalur. Por, këtu doli në pah kujdesi edhe më i shtuar i Thaçit për ish-sekretaren e shtetit.
Ai u kujdes që t’ia lëshonte mikrofonin ish-sekretares amerikane të Shtetit.