Takimi me LDK-në, deklarohen nga Lëvizja Vetëvendosje

Takimi me LDK-në, deklarohen nga Lëvizja Vetëvendosje

Njësoj sikur nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar se nuk dinë ende nëse do të kenë ndonjë takim gjatë ditës së hënë, ani pse na ndajnë vetëm edhe tri ditë para mbledhjes së Kuvendit të Kosovës.

Arlind Manxhuka nga Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ende nuk ka të konfirmuar nëse do të ketë ndonjë me LDK sot.

“Ende nuk kam të konfirmuar diçka. Sapo të kemi ju lajmërojmë”, ka thënë shkurt, Manxhuka për Insajderin.

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të tejkalojnë ende mospajtimet rreth pozitës së Presidentit. Përderisa nga LDK po insitojnë që ky post t’i takojë kësaj partie, nga Vetëvendosje po thonë se tema e presidentit nuk duhet të jetë temë diskutimi aktualisht, sipas tyre në këtë periudhë është koha për zgjedhur qeverinë./Insajderi.com

A pritet të ketë takim sot mes VV-së e LDK-së? – flet Mustafa