Takimi në SHBA, Enver Hoxhaj: Shkohet për nënshkrim të marrëveshjes, është e kryer

Takimi në SHBA, Enver Hoxhaj: Shkohet për nënshkrim të marrëveshjes, është e kryer

Pas raportimit se Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë pjesë e takimit të liderëve të Kosovës dhe Sebrisë në Uashington, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjithçka është e kryer.

Sipas ish-kryediplomatit të Kosovës, në Uashngton po shkohet vetëm për nënshkrim të marëveshjes mes këtyre dy palëve.

“Shkojnë për me e nënshkru marrëveshjen, është e kryer”, tha ai për Blic.

Gjatë ditës së djeshme u tha se takimi i dy shtatorit mund të shtyhet dhe se pjesë e tij mund të jetë edhe Presidenti Trump.

Besohet se takimi do të mbahet me 4 shtator. /Insajderi.com