Njoftimin e Richard Grenell në Twitter për takimin në Uashington e ka përshëndetur edhe Avdullah Hoti. Ai, po në Twitter, ka shkruar se ky është rezultat i koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.

Lajmërimin e Richard Grenell se do të ketë një takim në Uashington ku të ftuar janë përfaqësues nga Kosova dhe Serbia, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar si rezultat të bashkëpunimit të mirë të qeverisë së re të Kosovës tashmë me partnerët ndërkombëtarë, njofton Insajderi.
Grenell në cicërimën e tij në Twitter shkroi edhe se ka marrë zotimin e Serbisë që përkohësisht t’i ndalë lobimet për çnjohjen e Kosovës.
Edhe këtë Hoti e sheh arritje që rrjedhë nga koordinimi i mirë me SHBA-të.
“Koordinimi i aktiviteteve tona me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë rezultatet e para, duke obliguar Serbinë që të ndalë kampanjën kundër njohjes së Kosovë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Twitter.
Ai gjithashtu ka adresuar problematikën e dialogut, duke e cilësuar vazhdimin e tij si “hap krucial për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë”./Insajderi.com
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020