Takimi Thaçi-Grenell, çka u bisedua prapa dyerve të mbyllura mes dy politikanëve?

Takimi Thaçi-Grenell, çka u bisedua prapa dyerve të mbyllura mes dy politikanëve?

Në një restorant në Prishtinë të mërkurën, emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se atij do t’i duhet të jetë i ashpër ndaj Kosovës dhe Serbisë në negociata.

Grenell i tha kështu presidentit Thaçi menjëherë pas përfundimit të konferencës, dhe fjalia e tij u regjistrua nga një mikrofon i mediave që kishte mbetur në tavolinën e darkës.

“Ne do të duhet të jemi të ashpër në të dyja anët”, ka thënë Grenell, teksa ka vazhduar duke thënë se ai dëshiron zhvillim ekonomik për të dyja vendet.

Derisa Thaçi si rëndom flet përçart, Ambasadori Grenell ishte i drejtpërdrejtë. I fokusuar në një pikë, atë që më së paku ka punuar tash e 20 vite pas luftës të klasat politike në Kosovë e Serbi e lidhur shumë me luftën- zhvillimin ekonomik.

“Presidenti Trump është i fokusuar vetëm në një gjë, zgjidhjen e këtij problemi duke mos shikuar prapa dhe përdorur të njëjtat argumente të vjetra politike. Ne duamë që të bëjmë përparim në këtë regjion, në Kosovë e Serbi, në frontin ekonomik. Të rinjët duan punë. Kjo ky është fokusi kryesor i Administratës së Trumpit”.

Ai do t’i përsëriste përafërsisht të njëjtat gjëra edhe në dy takimet që i pati me dy partitë që pritet ta bëjnë qeverinë e re të Kosovës, LDK-në, ku qëndroi më gjatë, dhe Vetëvendosjen, ku qëndroi relativisht shkurt.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiInDoks