
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte takuar me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun, pak ditë pas lirimit të tij nga burgu.
Në atë takim ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ish-shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli.
Sipas deputeti të Vetëvendosjes, Glauk Konjuvca, kjo flet më së miri se kujt po i shërben presidenti i vendit.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Konjuvca ka thënë se seanca e 3 gushtit e caktuar nga presidenti, ende nuk po arrin të përfundojë.
“Mund t’ju duket paradoksale ajo që do t’ju them, por këtë seancë e ka thirrë vetë PAN-i dhe vetë nuk po merr pjesë”, ka thënë ai.
“Kjo seancë është ajo e 3 gushtit dhe nuk po kryhet, për shkak të bojkotit të koalicionit PAN. Ai ka thënë se nga kjo situatë kuptohet se presidenti Hashim Thaçi është duke i shërbyer koalicionit PAN”, ka shtuar ai.
“Me takimet që ia (Thaçi) i ka zhvilluar me disa persona të PDK-së të sapo liruar nga burgu, tregon se ai është vënë kryekëput në shërbim të koalicionit PAN”, tha tutje ai.
Ai ka rikujtuar kohën kur PDK-ja kryesuesin e seancës e kishte nga partia e vet, dhe nuk thërriste seancë qëllimisht në vitin 2014.
“Kurse tash, ata po e bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos marrë pjesë në seancë”, ka ai.
Sipas tij, halli i tyre është se nuk i kanë numrat as për ta zgjedhë kryeparlamentarin por as qeverinë.
“Mendoj se një qeverisje e ardhshme pa faktorin PAN ne të tjerët do ti qesim në shesh keqpërdorimet të cilat i kanë bërë këta, kemi shumë punë përpara zhvillimin ekonomik, aspektin e drejtësisë” ka thënë Konjufca ndërtjerash.
Konjufca ka thënë se PAN po bënë pazare të fëlliqtë nëpër kafenetë e qytetit, duke zënë deputet nëpër skuta. /Insajderi.com