Takimi Vetëvendosje-LDK, flet Isa Mustafa

Takimi Vetëvendosje-LDK, flet Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas takimit që kanë pasur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ku kanë diskutuar rreth arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se ishte një takim i frytshëm, konkret e konstruktiv, megjithatë në këtë takim të sotëm nuk është arritur asgjë konkrete.

Ish-kryeministri tha se do të ketë takime intensive për arritjen e një koalicioni duke filluar nga nesër.

“Ne konstatuam bashkarisht që ajo që është punuar nga grupet punuese për harmonizim të programit qeverisës është përfunduar, nesër do të definohet përfundimisht”.

Ndërkohë ka treguar se ka vullnet nga dy partitë që të mbahen kontakte intensive për të përcaktuar përgjegjësitë që dy partitë do të marrin në qeverinë e re.

“Ne shohim vullnet nga dy palët që të vazhdojmë intensivisht të mbajmë kontakte të rregullta, të përcaktojmë përgjegjësitë tona për qeverisjen e ardhshme, për një qeverisje të suksesshme”.

Përfundon takimi dy orësh Mustafa-Kurti – tregojnë kur do të arrijnë marrëveshjen