Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të vizitës së tij në Nish ka filluar të bisedojë me një shqiptar që gjendej i shtrirë në një nga shtretërit e Spitalit të Nishit.
Dialogu i tyre nuk ishte thjeshtë përshëndetës, sepse shqiptari i identifikuar nga mediet serbe me emrin Mehmet, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit serb. Ai i kërkoi Vuçiqit që shqiptarët, serbët dhe maqedonët të ulen e të bisedojnë për zgjidhjen e problemit të papunësisë.
Gazeta serbe Alo.rs ka raportuar nga vendi i ngjarjes dhe ka arritur të sjell bisedën ndërmjet Mehmetit dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Online Insajderi.
Një pjesë e bisedës ndërmjet Mehmetit dhe Aleksandar Vuçiqit:
Vuçiq: Nga jeni?
Mehmeti: Nga Dobrosini, afër Bujanovcit.
Vuçiq: Unë kam qenë atje, kam vizituar dy herë Dobrosinin. A jemi takuar atje?
Mehmeti: Kam dymbëdhjetë vjet që jetojë në atë fshat.
Vuçiq: A është ky një spital i mirë?
Mehmeti: Unë ndjehem shumë mirë këtu, nuk mund të shkojë më mirë. Kjo është më mirë se në Beograd. Unë kam qenë në ICU, kështu që e kam vërejtur… këtu nuk keni asnjë person të keq, nga drejtuesit e deri tek pastruesit, zonjat e pastrimit nuk ndalën së punuari për 12 orë. Vetëm se dua të të tregojë, unë vij nga Dobrosini, përpara atje kanë qenë 172 banorë, tani janë vetëm 52.
Vuçiq: Ku po shkojnë ata, në Kosovë?
Mehmet: Jo në Kosovë, por ata të gjithë dolën jashtë. Ne kemi autostradë, kemi asfalt, kemi kushtet, por nuk kemi një punë. Ata nuk po mund të gjejnë punë në Bujanovc. Unë isha duke dëgjuar mbrëmë në “Dnevnik”, për rrugën re që po ndërtohet nga Prishtina në Konçul. Është e kotë të pritet edhe 20 vjet apo 40 vjet për punë.
Vuçiq: Sepse ne nuk punojmë?
Mehmeti: Jo, ju punoni, por nuk ka punësim aq shumë sa është e nevojshme. Ju duhet të uleni dhe të bisedoni për të zgjidhur këtë problem përgjithmonë. Maqedonasit, shqiptarët dhe serbët.
Vuçiq: Unë e pranoj se unë jam një nga tre kthesa.
Mehmeti: Jo, ju keni punuar shumë, po jua them në sy. Në qoftë se nuk do të kishe bërë, unë do të jua thosha. Daçiqit i thash: “Çfarë keni bërë – një autobus nuk keni mundur ta dërgoni në fshat”.
Vuçiq: Unë do të vijë të ju vizitojë në Dobrosin, kur ju të dilni nga spitali.