Takimi Zaev – Ahmeti, për marrëveshjen përfundimtare

Takimi Zaev – Ahmeti, për marrëveshjen përfundimtare

Drejtuesi e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbërritën këtë pasdite në Klubin e deputetëve po zhvillojnë takimin e fundit nga i cili pritet një marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeverisës, njofton Insajderi.

Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.

Siç njoftuan dje LSDM dhe BDI, është arritur një marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e një qeverie.

Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë Veriore./Insajderi.com