Takohen Kurti e Osmani, flasin për urgjencën e sigurimit të vaksinave anticovid

Takohen Kurti e Osmani, flasin për urgjencën e sigurimit të vaksinave anticovid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot (e mërkurë) në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Në këtë takim, Kurti e Osmani kanë diskutuar për koordinimin ndërinstitucional i cili ndërlidhet me politikën e jashtme, mbrojtjen, dhe sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave anti-covid.

Kështu ka bërë të ditur presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook.

“Koordinimi ndër-institucional për çështje në interes të vendit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm. Menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, koordinimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, ishin vetëm disa nga temat në takimin tonë të parë për bashkërendim institucional me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e dikastereve përkatëse”, thuhet në njoftimin e presidentes./Insajderi.com