Është duke zhvilluar një takim në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një burim i tha Insajderi-t se takimi ka nisur pak minuta pas orës 14:00.
Por, nuk dihet cila do të jetë tema që do të diskutohet ndërmjet Thaçit e Haradinajt.
Mëngjesin e 22 tetorit Thaçi, Haradinaj e kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishin kaluar mëngjesin së bashku.
Të tretë thanë se takimi kishte konotacion miqësor dhe nuk lidhet me zhvillimet politike në vend. /Insajderi.com