Takohet delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë, pritet arritja e marrëveshjes për energjinë

Takohet delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë, pritet arritja e marrëveshjes për energjinë

Gjatë ditës së sotme në Bruksel, pritet të takohen  dy delegacionet ai i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen midis këtyre dy vendeve për energjinë elektrike.

Po ashtu është paraparë që të bëhen edhe përgatitjet për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lidhur më këtë marrëveshje gjatë vikendit është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në deklarata deri në arritjes e marrëveshjes me Serbinë.

“Ditët e javës së ardhshme janë vendimtare për të parë a do bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi kujdes që as me hamendësime e as me çerek të vërteta të mos e dëmtojnë procesin në ditët në vijim sepse po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshje afër së cilës jemi”.

Kurti shtoi se marrëveshja për energjinë nuk lidhet me liberalizimin e vizave, kurse për këtë proces tha se Kosova i ka përmbushur 95 nga kërkesat e BE-së qysh më herët.

Lidhur më këtë marrëveshje është deklaruar edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

BE-ja pret që në këtë takim në nivel krye-negociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për çështjen e të pagjeturve./Insajderi.com