Taksa, dialogu e kufijtë – ky është adresimi i Vuçiqit para Samitit të Berlinit

Taksa, dialogu e kufijtë – ky është adresimi i Vuçiqit para Samitit të Berlinit

Aleksandar Vuçiq para fillimit të Samitit të Berlinit ka thënë se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk do të hiqet, për këtë shkak sipas tij nuk do të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti i Serbisë para medieve tha se dialogu nuk vazhdon veç nëse bie diçka nga qielli.

“Taksa nuk do të hiqet. Dialogu nuk vazhdon pa heqjen e taksës, veç nëse bie diçka nga qielli. Taksa është jo-civilizuese”, ka deklaruar Vuçiq.

I pari i shtetit të Serbisë ka theksuar se nuk e ka të qartë për çfarë kufij do të flasin, “ata që i njeh Gjermania apo ata që i njeh Greqia”./Insajderi.com