Duke filluar që nga 6 prilli në Britaninë e Madhe do të aplikohet një taksë e re për pijet e ëmbla. Njoftimi për këtë taksë që duhet paguar nga prodhuesit e këtyre pijeve u bë dy" />

Taksa e sheqerit në pije jep efektet e para

Taksa e sheqerit në pije jep efektet e para

Duke filluar që nga 6 prilli në Britaninë e Madhe do të aplikohet një taksë e re për pijet e ëmbla. Njoftimi për këtë taksë që duhet paguar nga prodhuesit e këtyre pijeve u bë dy vjet më parë.

Një numër prodhuesish e kanë reduktuar ndërkohë sasinë e sheqerit në pijet e tyre njoftoi organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch në bazë të hulumtimeve të veta.

Kështu sipërmarrja Coca-Cola e ka reduktuar sasinë e sheqerit në pijet Fanta dhe Sprite për tregun britanik nga 6.9 në 4.6 dhe 6.6 në 3.3 gramë për 100 mililitra.

Gjithashtu edhe koncerni Britvic, i dyti për nga mbulimi i tregut në Britaninë e Madhe, prodhuesi i pijes Orangina Lucozade Ribena Suntory dhe kompanitë tregtare Lidl dhe Tesco i kanë ndryshuar recepturat e produkteve që ofrojnë. Koncerni Nestlé njoftoi se që nga prilli tre prej limonadave që prodhon do të përmbajnë më pak se pesë gram sheqer.

Flasche Coca-Cola (picture-alliance/dpa)

Megjithatë Foodwatch kritikoi se shumë prodhues e kanë zëvendësuar sheqerin me ëmbëlsues artificialë që nuk preken nga taksat. Foodwatch kërkoi që synimi i ndryshimeve duhet të jetë që përmes pakësimit të shijes së ëmbël t’i kundërvihet preferencës së të rinjve për të konsumuar sheqer.

Me taksa kundër mëkateve në ushqyerje

Tatimi i pijeve të ëmbëla në Britaninë e Madhe parashikon një taksë prej 0,20 euro për litër për pije që përmbajnë më shumë se pesë gram sheqer për 100 mililitra. Në rast se pija përmban më shumë se tetë gram, tarifa rritet në 0.27 euro për litër. Për krahasim, në Gjermani, Fanta dhe Sprite përmbajnë nëntë gram sheqer për 100 mililitra.

Luise Molling nga organizata Foodwatch thotë se taksa mbi pijet e ëmbla ka një efekt të qartë dhe çon në reduktimin dramatik të konsumimit të sheqerit.

Deutsche Wörter zu Weihnachten Hüftgold (Colourbox)

Britania e Madhe u bashkohet vendeve si Franca, Belgjika, Irlanda, Portugalia, Estonia, Norvegjia, Meksika dhe Afrika e Jugut të cilat “duke përdorur taksat veprojnë në mënyrë aktive kundër kequshqyerjes, obezitetit dhe diabetit”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje që nga viti 2016 të gjitha qeverive që të vendosin një taksë të veçantë prej së paku 20 përqind për pijet me përmbajtje sheqeri, sepse nivelet e larta të konsumit të sheqerit nxisin obezitetin dhe diabetin e tipit 2.