Taksa, raportuesja për Kosovën mbështet Kurtin, kërkon të hiqen vizat

Taksa, raportuesja për Kosovën mbështet Kurtin, kërkon të hiqen vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se propozimi i Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës(në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Viola von Cramon i ka bërë një replikë postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin që të merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja.