
Taksia e ndalur në rrugën Garibaldi në Prishtinë, afër hotelit Grand, është e një kompanie që operon në Mitrovicën Veriore.
Përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook, Insajderi kupton se kompania “Profi” ka një numër të veturave në atë pjesë të vendit.
Një veturë e kësaj kompanie është braktisur nga shoferi afër hotelit Grand rreth orës 18.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të japë informacione të tjera lidhur me këtë rast.
Aktualisht, policia është duke e kontrolluar veturën./Insajderi.com