Tallja e deputetit të LDK-së me veprimin e ministrit Gashi

Tallja e deputetit të LDK-së me veprimin e ministrit Gashi

Lumir Abdixhikut i ka lënë përshtypje takimi i ministrit të Diasporës Dardan Gashi, me zëvëndësin e tij, Arian Daci.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar në rrjetin social Twitter për këtë veprim të ministrit të Diasporës, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Përmes një ilustrimi të shfaqur, Abdixhiku është tallur me ministrin Gashi dhe zëvëndësministrin Daci.

“Ministria e Diasporës njoton publikun se Ministri u takua me zëvendësin e tij. S’janë mirë këta”, ka thënë Abdixhiku.

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi priti të mërkurën zëvendësin e tij të sapoemëruar në këtë detyrë Arian Daci, të cilit i uroi mirëseardhje. /Insajderi.com