
Pritja disa mujore e vozitësve kosovar për t’u pajisur me targat e reja ka marrë fund. Bashkë me këtë pritje është krijuar edhe numër i madh i qytetarëve të cilët kanë mbetur pa targa.
E kjo ka krijuar kaos dhe rend të gjatë në Qendrën e Regjistrimeve të Automjeteve në kryeqytet, ditën kur autoritetet lajmëruan se targat kanë ardhur.
Targat kanë ardhur por aty nuk ka qenë administrata për t’i shpërndarë ato.
“Jam që nga ora 9 e mëngjesit këtu për tu pajisur me targat e reja, tash ora është 12:00 dhe ende nuk më është ardhur rendi për ti marrë ato edhe puna adiminstrative është duke shkuar shumë ngadalë”, tha një qytetar, teksa priste në rend për t’u pajisur me targa.
Ai së bashku me mijëra qytetarët të tjerë kanë bartur deri më tani targa prej letre, pasi tenderi për targat në Ministrinë e Brendshme dështoi për shkak të shkeljeve ligjore.
Shkaku i shkeljeve në tender, tenderi për targat është shtyrë për më shumë se një vit.
Tek me 17 nëntor, autoritetet në vend, lajmëruar se ka filluar furnizimi me targa të reja./Insajderi.com