Tarifa (taksa) doganore apo parimi i reciprocitetit

Shkruan: Musa Limani

Tarifa (taksa) doganore apo parimi i reciprocitetit

Ditë më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, paralajmëroi heqjen e taksës 100 0%, ndaj mallrave me prejardhje gjeografike nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilën e kishte vuar më parë ish Kryeministri z. Ramush Haradinaj, si masë ndëshkuese ekonomike për sjelljet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciprocitetit. Pas këtij deklarimi, temë më e nxehtë dhe më e përfolur në debatet publike në Kosovë, u bë pikërisht taksa dhe reciprocitetit, e cila edhe tani është shumë aktuale. Unë me këtë rast do të prezantojë opinionet e mia nga aspekti profesional për taksën dhe parimin e reciprocitetit.

Duke përcjellur debatet, sikur fitohet përshtypja se nuk bëhet dallimi përmbajtësor ndërmjet taksës dhe  reciprocitetit. Andaj, me qëllim që të sqarohen  këto dy masa për kah efektet që sjellin në realizimin e tyre  në jetën praktike, po japim kuptimin e tyre nga aspekti funksional e përmbajtësor.

Tarfia (taksa). Tarifa paraqet masë kryesisht ekonomike, por  përcillet  edhe me efekte politike, që merrë një vend  ndaj vendit tjetër, me qëllim të ndëshkimit për sjelljet armiqësore ndaj tij. Kështu, Kosova vendosi taksën 100,0%, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, si masë ndëshkuese për sejlljet e tyre armiqësore, veçmas të Serbisë, ndaj vendit tonë. Masa ekonomike ndëshkuese marrin thuaja se të gjitha vendet e botës. Kështu, SHBA ndëshkuan me sanksione ekonomike Kinën, e cila kundërshtonte politikat amarikane etj. Marrëdhëniet ekonomike të një vendi me vendet tjera mund të jenë bilaterale dhe multilaterale dhe varen nga  raportet politike ndërmjet tyre. Një vend që ka marrëdhënie të mira me vendin apo vendet tjera, zbaton politikë favorizuese të tregtisë së jashtme, kurse me vendet që nuk ka marrëdhënie të mira përdor politika protekcioniste dhe merrë masa ndëshkuese. Andaj, e drejta edhe e Kosovës ishte dhe është që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, si ndëshkim për sjelljet e saja armiqsore, hegjemoniste dhe destruktive ndaj Kosovës, që paraqet të drejtë sovrane të vendit tonë.

Reciprociteti (lat. Reciprocitas).  Marrë në tërësi, reicprociteti është kryesisht masë politike, i cili në vehte përfshinë edhe masa ekonomike, sidomos masa jo tarifore. Sipas leksikonit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja, me reciprocitet duhet kuptuar: “çdo lehtësim të përcillet (jipet) me lehtësim të kundër gjegjës, në të gjitha fushat jetësore ndërmjet dy vendeve” (Milan Vujaklija, Leksikon stranih reči i izraza, Beograd, 1966, fq. 835). Kështu, në fushën politike, Kosova duhet të kërkojë liritë dhe të drejtat që u ka dhënë minoritetit serb, të njëjtat t’i jepen edhe minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes), dhe të kundërtën , liritë dhe të drejtët që Serbia u ka dhënë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, aq duhet edhe Kosova t’u jap serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë përmbushen edhe standardet e minoriteteve sipas të drejtave njerëzore, si dhe parimi i reciprocitetit. Andaj, sipas kësaj që u cek më sipër, parimi i reciprocitetit paraqet raport reciprok, kundërshërbim si në politikë, ashtu edhe në transaksionet ekonomike, parim sipas të cilit një vendi tjetër nuk mund t’i lejohen lehtësira, pa privilegje gjegjëse nga ana e shtetit të parë. Parimi i reciprocitetit më së miri shprehet në pikëpamje matematike. Kështu, reciprociteti i thyesës    është   . Për fat të keq, Kosova gjatë negociatave me Serbinë, asnjëherë nuk kërkojë reciprocitet për liritë dhe të drejtat e  shqiptarëve në Luginën e Preshëvës, të cilëve u mohoen të drejtat më elementare kombëtare dhe paraqesin minoritetin më të përbuzër në Serbi. Parimin e reciprocitetit, Kosova është dashur të vejë që nga dita e parë e negociatave. Ky ka qenë, pos tjerash, gabimi më i madh i Kosovës që asnjëherë nuk e ka kushtëzuar Serbinë, qoftë në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.  Kështu, ndodhi edhe me Shqipërinë. Shqipëria ndër të parat pranoi pavarësinë e Maqedonisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, pa vuarë asnjë kushtë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, i cili ua mohon të drejtat më elementare kombëtare. Po ashtu, Shqipëria nuk kërkoi e as nuk ia kushtëzoi Greqisë, të drejatat dhe liritë e shqiptarëve në Çamëri, deri sa minoriteti grek në Shqipëri gëzon privelegje të mëdha arsimore, kulturore e kombëtare.

Para se të vehet taksa, unë nëpërmjet mjeteve të infromimit të shkruara dhe elektornike, shumë më herët pata propozuar që në transaksionet ekonomike me Serbinë duhet bërë bllokadë ekonomike, kurse në negociata të kërkohet dhe zbatohet parimi i reciprocitetit. Mirëpo, si zakonisht mendimet e ekspertëve shkonin, sikurse edhe tani në vesh të shurdhët të lidershipit të Kosovës. Unë që në fillim e kam përkrahur taksën 100,0%, si masë ndëshkuese ekonomiko-politike ndaj sjelljeve armiqsore të Serbisë ndaj Kosovës. Vuarja dhe zbatimi i taksës, dha efektet e saja shumë pozitive afatgjate, duke ngritur vetëdijen e konsumatorëve se nuk duhet konsumuar, e tregtarëve që nuk duhet importuar mallra nga Serbia, e cila me shekuj është armiku më i përbetuar dhe që në çdo periudhë historike bëri masakra, gjenocid dhe spastrime territoriale, duke uzurpuar trojet tona etnike. Komuniteti i beznesit po ashtu u bind  se, nuk duhet financiuar armikun me pretendime hegjemoniste dhe gjenociale dhe shumë shpejt u orientua në gjetjen e tregjeve të reja dhe se nuk janë të intersuar më për tregun e Serbisë. Pos kësaj, me zbatimin e taksës, u senzibilizua faktori ndërkombëtar, në një anë, dhe, me këtë rast iu bë me dije Serbisë se Kosova është shtet i pavarur, ndërkombëtarisht i pranueshëm dhe sovran, që për interesa të saj vendos në mënyrë të pavarur si në fushën politike ashtu dhe ekonomike, dhe nuk ndihet inferior dhe e varur në asnjë fushë jetësore nga Serbia. Efektet e taksës ishin të mëdha. Me këtë rast po sjellë vetëm disa të dhëna mbi efektet pozitive të taksës. Së pari, Serbisë iu humb tregu i Kosovës, në një vlerë dikur mbi 440 milionë euro. Së dyti, shumë ndërmarrje nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, që prodhonin me linja të veçnata për tregun e Kosovës, zvogëluan prodhimin, numrin e të të punësuarve, disa edhe falimentuan. Së treti, erdhi deri te rritja e konsumit të prodhimeve vendore dhe u rritë eksporti prodhimeve vendore etj.

Tani, Qeverisë së Kosovës, iu është paraqitë sfida kryesore; heqja e taksës dhe vuarja e reciprocitetit. Lidhur me këtë kemi mendime “pro” dhe “kundër”. Pro hejqjes së taksës dhe vuarjes së reciprocitetit janë partitë në pushtet, kurse kundër hejqjes së taksës partitë opozitare. Në kontekst të kësaj duhet theksuar se, taksa dhe reciprociteti në përmbajtje dhe efektet e tyre, dallohen ndërmjet vete.

Taksa si masë ekonomiko-politike ka dhënë efektet e saja. Tani, mbajtja edhe më tej e saj, veçmas pas kërkesës së heqjes  nga miqët tanë të përjetëshëm, siç janë SHBA, Gjermania, Anglia e vendet e tjera të BE-së, do të ketë efekte kontraproduktive politike për Kosovën. Kjo është sikur Ligji i rënies së rendimentit në ekonomi. Nëse në një parcellë toke, avancon kapital shtesë, si: e plehron, e ujitë, e prashitë disa herë etj., do të arrihet maksimumi i rendimenteve. Mirëpo, nëse edhe më tej i bënë të njëjtat avancime, nuk do të ketë rritje, por rënie të rendimenteve. Kështu, do të ndodhë edhe me mbajtjen e taksës edhe më tej, do të reprodukoj efekte negative politike, nuk duhet të jemi kokëfortë, duhet vepruar konformë situatës aktuale politike, nuk duhet të jemi të një anshëm. Nëse miqtë tanë që na kanë çliruar dhe tani na mbështesin pa kurrfarë rezervash, si: SHBA, Gjermani e vendet e tjera, pse mos t’iu bësojmë edhe për tërheqjen, përkatësisht pezullimin e taksës. Mirëpo, me këtë rast nga ata duhet kërkuar garancë se heqja e taksës dhe vuarja e reciprocitetit na shpie drejtë pranimit të ndërsjelltë ndëmjet Serbisë dhe Kosovës. Mos të ndodhë si deri më tani, që marrëveshjet e arritura Kosova i zbatoi, kurse Serbia nuk i zbatoi. Kjo bëri që negociatat e deritanishme ishin të favorshme për Serbinë, e të disfavorshme për Kosovën. Mirëpo, para se të heqet taksa e të vehet parimi i reciprocitetit, nevojitet një analizë komplekse politike dhe ekonomike për efektet që ofrojnë këto dy masa. Me këtë rast, i gjithë spektri politik duhet të jetë unik, sepse është fjala për çështje madhore shtetërore e kombëtare. Kuptohet, për këtë çështje, veçmas për heqjen apo mos heqjen e taksës, duhet marrë mendimin edhe të komunitetit të biznesit.

Reciprociteti. Siç kemi cekur më sipër, reciprociteti është masë kryesisht politike dhe më gjithëpërshirëse sesa taksa, sepse në kuadër të saj përfshihen edhe masat ekonomike jo tarifore. Në fushën ekonomike, me reciprocitet do të përfshiheshin të gjitha masat jo tarifore dhe barikadat e tjera, që i merrë Serbia në politikën e qarkullimit të mallrave ndaj Kosovës, të njëjtat duhet t’i merrë edhe Kosova ndaj Serbisë, si p.sh.: Serbia nuk i pranon çertifikatat fito-sanitare, vulat e doganave të Kosovës, mos pranimi i mbishkrimit në etiketat e mallrave Republika e Kosovës, pasaportat dhe targat me Republika e Kosovës etj. Në mënyrë të ndërsjelltë duhet ta bëjë edhe Kosova ndaj Serbisë. Nëse në këtë mënyrë zbatohet reciprociteti, atëherë mendojë se kjo masë do të jap efekte shumë më të mëdha ekonomike, veçmas politike se mbajtja e taksës. Andaj, në politikën e transaksioneve ekonomike, reciprociteti nuk ka të bëjë më sasi, por me masa jo tarifore ekonomike reciproke. Në këtë mënyrë, nëse Serbia nuk do t’i pranonte (sigurisht se jo) me këso elementesh të shtetësisë së Republikës së Kosovës, atëherë parimi i reciprocitetit do të nënkuptonte  që të njëjtat veprime do të merrte edhe Kosova ndaj Serbisë. Këto masa do të bënin të pa mundur hyrjen e mallrave të Serbisë në tregun e Kosovë, njësojë sikurse edhe taksa, ndoshta edhe me tepër. Madje, me këtë rast, Serbia nuk mund të trumbetojë anë e mbanë botës se, Kosova po zbaton masa diskriminuese në politikën e qarkullimit të mallrave me Serbinë.

Dhe krejt në fund. Nuk duhet hequr taksa, deri sa faktori ndërkombëtar nuk  garanton zbatimin e parimit të reciprocitetit. Pa garancion ndërkombëtar, Serbia do të vazhdojë avazin e më parshëm dhe do t’i zhagisë negociatat sa më shumë që është e mundur. Lidhur me këtë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Daçiq, pat deklaruar: “edhe nëse hiqet taksa, Serbia nuk do të ndal lobimin kundër anëtarësimit në organizma  ndërkombëtare dhe  tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.  Andaj, lidhur me finalizimin e pranimit reciprok ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duhet të vehen  kushte. Kushte venë pala e dëmtuar, në këtë rast Kosovo, e jo Serbia si agresore. Atë që e thotë z. Welller ish kongresist amerikan, në vizitën që  këto ditë i bëri Kosovës, se Serbia vazhdimisht kishte lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, që kushtëzoi vuarjen e taksës kundër saj. Ja pra, kjo deklaratë dhe ajo e Vuçiqit, paraqet element të mjaftueshëm se, Serbisë duhet vuar kushte, në këtë rast parimin e reciprocitetit, si masë ndëshkuese për sjelljet e saja armiqësore ndaj Kosovës.  Mendoj se, parimi i reciprocitetit, është rruga më e drejtë dhe më efikase që na shpien në pranimin e ndërsjelltë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Andaj, lidhur me heqjen e taksës dhe vuarjen e parimit të reciprocitetit, kemi mendime të ndryshme, jo vetëm nga faktori i brendshëm, por edhe ai ndërkombëtar. Kështu, z. Grenell, i dërguari speciali i Presidentit Trump, kërkon heqjen e taksës, por kundrshton zëvendësimin e saj me reciprocitet. Lidhur me këtë ai potencon: “hiqeni taksën në mënyrë që të keni investime në Kosovë”.  Me këtë rast, z. Grenell, është në kundërshtim me vetvetën. Nga Kosova kërkon heqjen e  taksësë si masë ndëshkuese ndaj sjelljeve armiqësore të Serbisë, dhe, në anën tjetër kushtëzon, apo më mirë me thënë kërrcnohet me masa ekonomike (mos avancime investive nga bizneset e SHBA në Kosovë), ndaj Kosovës, nëse nuk hiqet taksa. Me këtë rast, z. Grenell bënë trysni për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, në një anë, dhe, kërcnohet me vuarjen e masave ekonomike ndaj Kosovës, nëse nuk hiqet taksa, në anën tjetër. Andaj, është e pa justifikueshme dhe e pa pranueshme, presioni i një anshëm i faktorit  ndërkombëtar vëtëm ndaj Kosovës, duhet të jetë i njëjti edhe ndaj Serbisë, pra, që të dy palët duhet trajtuar njësojë. Serbia në vend që të kërkojë falje publike për gjenocidin e bërë në Kosovë dhe hegjemonizmin e saj ndaj territorit të Kosovës, si dhe përfshirja në preambullën e Kushtetutës së Serbisë “Kosova dhe Metohija është krahinë e Serbisë”, lobimi për mos anëtarësim dhe tërheqje të njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur, nëpërmjet “Listës srpska” përdhozë kushtetutshmërinë, territorialitetin dhe sovranitetin e Kosovës, e faktori ndërkombëtar asnjë fjalë nuk ia drejton Serbisë për këto sjellje armiqësore. Kjo i bjenë si thotë fjalë popullore: “Ne po e gjujame me bukë Serbinë, e ajo po na gjuan me gur”.

Andaj, duke pasur parasysh atë që u thë më sipër del se, çështja e heqjes apo mos heqjes së taksës dhe vuarja apo mos vuarja e parimit të reciprocitetit, çështjen e fillimit të negociatave e komplikon shumë. Për këtë çështje duhet të mbahet një truezë e rrumbullakët ku do të marrin pjesë ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, ku do të merren mendime profesionale politike dhe ekonomike lidhur me këtë problem. Me këtë rast, pozita, opozita, komuniteti i biznesit, organizatat jo qeveritare etj. duhet të jenë unike, të një fjale. Atë që e thonte i madhi Faik Konica: “Nëse jemi të bashkuar e pa mundura bëhet e mundur, e nëse jemi të ndarë e mundura bëhet e pa mundur”. Në këtë mënyrë do të na respekton edhe faktori ndërkombëtar. Andaj, duhet të jemi unik, sepse kjo çështje paraqet problem  madhor shtetëror e kombëtar. Duke u bazuar në njohuritë e mia modeste për këtë çështje, mendojë se këtu paraqiten dy alternativa: Alternativa e parë, do të ishte që të hiqet apo të pezullohet taksa, dhe të futet e të zbatohet parimi i reciprocitetit, por në mbështetje dhe garancë ndërkombëtare, veçmas të SHBA dhe Gjermanisë. Alternativa e dytë, do të ishte, heqja e taksës, mos vuarja e parimit të reciprocitetit, por të kërkohet garancion nga SHBA, Gjermania dhe të gjitha vendet e BE-së, se Serbia do të ndal lobimin kundër Kosovës, do te heq nga preambula e Kushtetutës “Kosova e Metohija, krahinë e Serbisë”, nuk do të përzihet në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet “Listës srpska”, të heq dorë nga hegjemonizmi ndaj Kosovës, do t’i pranojë të gjitha të drejtat që Kosova ia ka dhënë minoriteti serb, të njëjtat t’ia jap minoritetit shqiptarë në Luginën e Preshëvës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të pranoj qarkullimin e lirë të njerëzve, duke i pranuar targat me RK, mallrat me made in RK., vulat doganore, çertifikatën sanitare, pasaportat, diplomat etj. Për të gjitha këto duhet garancë e fortë nga faktori ndërkombëtar, veçmas nga SHBA, Gjermania dhe të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Andaj, duke u bazuar në këto dy alternativa, SHBA, Gjermania dhe vendet anëtare të BE-së, duhet siguruar fillimin e negociatave Serbi-Kosovë, me orientim të filanizimit rreth pranimit të ndërsjelltë, në kohë mundësisht sa më të shkurtër.