
Tash e 12 vite, fondacioni “Ejup Sulltan” në muajin e Ramazanit, shtron iftare për banorët e Prishtinës.
Iskender Janova, koordinator i këtij fondacioni i cili i takon kombësisë shqiptare por që jeton në Turqi, ka treguar për Insajderin punën e fondacionit.
“”Dy çadra i organizojmë, një këtu(në Prishtinë) e një në Vushtrri. Përgatitja bëhet për dy mijë persona”, ka thënë Janova.
Ai ka treguar edhe për arsyen e ardhjes së tij në Kosovë.
“Unë jam kosovar dhe po vij nga Turqia me hangër bashkë iftar me kosovarët”, është shprehur ai.
Ky fondacion përveç që shtron dy mijë iftare, u jep me vete rreth 500 personave në shtëpitë e tyre iftarin e gatshëm.
Janova ka treguar që iftari shtrohet për të gjithë qytetarët./Insajderi/
Mbi "Bororamiz" – brenda Iftarit falas në Prishtinë
Mbi "Bororamiz" – brenda Iftarit falas në Prishtinë
Gepostet von Insajderi am Dienstag, 21. Mai 2019