“Lajmëro policinë”

Tash e tutje mund të raportoni në polici përmes aplikacionit

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të raportojnë shqetësimet e tyre në polici përmes aplikacionit, pa pasur nevojë te ekspozohen fizikisht.

Tash e tutje mund të raportoni në polici përmes aplikacionit

Qytetarët e Kosovës tash e tutje do të mund t’i raportojnë rastet pa shkuar në stacionet policore fare, falë aplikacionit të ri “Lajmëro policinë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se kjo platformë elektronike do të jetë një lehtësim i madh për qytetarët, të cilët mund të raportojnë rastet e ndryshme.

Në një konferencë për media, ai tha se raportimi përmes kësaj platforme do të jetë shumë më konfidencial dhe se pret një bashkëpunim më të madh nga qytetarët.

“Ky do të jetë një lehtësim për qytetarët e Kosovës, që të raportojnë rastet me të cilat ata edhe ashtu janë duke raportuar, mirëpo deri tani fizikisht, kurse tani do të jetë në mënyrë digjitale, pra në mënyrë shumë më të lehtë dhe lajmërimi do të jetë shumë më konfidencial”, ka deklaruar Qelaj.

“Shumë qytetarë që hezitojnë të paraqesin rastet, për shkak të procedurave dhe që nganjëherë ata tentojnë të mos paraqesin fare rastin, për faktin që nuk dëshirojnë t’i përmendet emri. Ky aplikacion është shumë i rëndësishëm edhe për efikasitetin e policisë pasi policët tanë do të jenë shumë më të shpejt në përgjigjen e rastit dhe do të kemi komunikim më të mirë me qytetarin”./Insajderi.com