
Shfuqizoi task-forcën anti-korrupsion, por për këtë duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës.
Tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ftuan kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në interpelancë – pikërisht për task-forcën.
Në ora 15:00 është planifikuar që të fillojë raportimi në Parlament i kreut të ekzekutivit, njofton Insajderi.
Për shfuqizimin e kësaj task-force, Qeveria e Kosovës, ka marrë kritika edhe nga bashkësia ndërkombëtare. /Insajderi.com