
Vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, e kanë konfirmuar edhe të afërmit e tij, njerëz që kanë qenë vazhdimisht në kontakt me të.
Ylber Durmishi, një mik i ish-kryeministrit Rexhepi, e ka konfirmuar për Insajderin vdekjen e tij.
Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Turqi në spitalin ku po trajtohej.
Për një kohë të gjatë Rexhepi ka qenë në gjendje kome, i cili fillimisht ishte shtrirë në QKUK, por më pas ishte dërguar për trajtim mjekësor në Turqi./Insajderi.com