
Është mbajtur sot seanca e gjykimit të ish-kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Ai së bashku me Ejup Qerimin dhe Rexhë Gjonbalajn akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të tre të akuzuarit janë të pranishëm në seancë.
Agron Mustafa para gjykatës ka thënë se e ndien veten plotësisht të pafajshëm. Ai është ankuar se aktakuza ka shumë kundërthënie.
Mbrojtësi i tij ka thënë se aktakuza nuk e sqaron se për çka realisht akuzohet ai. Edhe i akuzuari tjetër, Rexhë Gjonbalaj nuk e ka pranuar me atë çka e ka ngarkuar Prokuroria Speciale.
Me leximin e aktakuzës ka përfunduar seanca fillestare. Shqyrtimi i dytë do të mbahet më 7 nëntor.