Të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, janë deklaruar të pafajshëm, njofton Insajderi.
Në seancën gjyqësore të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen e Ivanoviq.
Ndërkaq, Nedeljko Spasojeviq dhe Zharko Jovanoviq pranuan fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.
Gjatë seancës, gjyqtari Valon Kurtaj tha se shqyrtimi është publik dhe se kushtet për mbajtje të seancës janë krijuar.
“Është publik dhe shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdojë, shqyrtimi është i hapur”, ka thënë ai. /Insajderi.com