Të banueshme apo jo pas 21 shtatorit? Denoncimi: Qeveria po fsheh të vërtetën e vdekjeve

Të banueshme apo jo pas 21 shtatorit? Denoncimi: Qeveria po fsheh të vërtetën e vdekjeve

Sot në një videomesazh sekretari i Përgjithshëm i PD-se, Gazment Bardhi bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se po fshihet e vërteta e tragjedisë së Thumanës, ku humbën jetën 24 persona.

“2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia”- shkruan ai.

Ja deklarata e plotë:

“Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar! 2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar. Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!”