Të burgosurit ende në pritje të faljes nga Thaçi  

Të burgosurit ende në pritje të faljes nga Thaçi   

 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon që të dalë me një vendim lidhur me kërkesën për faljen e të dënuarve të cilët janë duke vuajtur dënimin në institucionet korrektuese në Kosovë.

“QKRMT i drejtohet presidentit me këtë letër, pasi që thekson se “ka evidentuar një interesim të jashtëzakonshëm si nga të dënuarit ashtu edhe nga familjarët e tyre për vendimin e faljes së të dënuarve”, thuhet në letrën e QKRMT.

Lidhur me një kërkesë të tillë për falje nga presidenti i Kosovës, rreth 700 të dënuar kishin kërkuar faljen e presidentit që do të lironte nga vuajtja e dënimit.

Kjo letër vjen në kohën kur kanë kaluar një muaj nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës  me17 shkurt, në të cilën ditë të dënuarit kanë pritur vendimin për faljen./Insajderi.com