“Të dhënat e atyre që aplikuan në trust nuk janë të rrezikuara nga sulmet kibernetike”

“Të dhënat e atyre që aplikuan në trust nuk janë të rrezikuara nga sulmet kibernetike”

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka deklaruar të premten se të dhënat e qytetarëve që kanë aplikuar për tërheqjen e dhjetë përqind të kursimeve pensionale nuk janë të rrezikuara.

“Është mirë që qytetarët të kuptojnë, që të dhënat e tyre nuk janë rrezikuar, webi ka qenë i enkriptuar dhe të dhënat e tyre nuk janë rrezikuar. Megjithatë, duhet të jemi të përgatitur që hakerët po tentojnë që të sulmojnë”, tha ai në Klan Kosova.

Të premten në ora 15:00 ishte hapur mundësia e aplikimit në trust. Faqja ra nga sitemi. Panik te qytetarët kishte.

“Sa i përket marrjes së masave të duhura dhe zbatimit të standardeve, duhet të kuptojmë që në këtë rast nuk janë marrë masa e duhura, pasi në rast të lansimit të çdo Webi të ri duhet të bëhen testimet e nevojshme. Ne zyrtarisht s’kemi marrë info që janë bërë këto testime”, shtoi Hoxhaj. /Insajderi.com