Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë informacionet e fundit për punën e këtij institucione sa i përket zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Kosovë.
KQZ-ja thotë se numërimi i fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në vendvotime, kurse transmetimi i rezultateve në faqen e KQZ-së do të vazhdojë gjatë ditës.
Gjithashtu, KQZ-ja thotë se aktualisht janë duke pranuar materialet nga komunat e Kosovës./Insajderi.com