
Deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.
“Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Konferenca e radhës do të mbahet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00./Insajderi.com