Të dhënat e para nga KQZ-ja

Të dhënat e para nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave si dhe për rivotimin për Kryetar të Parteshit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri të ditur se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha Qendrat e Votimit (614) në komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

“Në emër të KQZ-së, Daka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh – që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Insajderi.com