Të dielën mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Të dielën mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Të dielën, më 28 mars, do të mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “Kroi i Mbretit”.

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se mbyllja e kësaj rrugë do të bëhet pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike, përcjell Insajderi.

Sipas MAPH, mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

“Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë bëhet në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit.

Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative”, thuhet në njoftimin e MAPS-it./Insajderi.com