Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë prapa

Në mëngjesin e ditës së diele të datës 27 tetor 2019, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë prapa

Ndryshimi do të fillojë në orën 3, ku do të shënojë ora 2, duke kthyer pra kështu një orë prapa.

Ky ndryshim i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

Mirëpo Bashkimi Evropian ka vendosur që nga vitit 2021 ndërrimi i orës të hiqet dhe shtetet anëtare të BE-së do të vendosin vet se me çfarë ore do të vazhdojnë, verore ose dimërore.