Xhemajlije Hoxha-Demaçi, gruaja e veprimtarit kombëtar, Adem Demaçit, ndërroi jetë të shtunën dhe varrimi i saj do të bëhet të shtunën.
Djali i saj, Shqiptari, tha se nëna e tij 79 vjeçare vdiq nga pasojat e COVID-19.
Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.
Për shkak të pandemisë, në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e COVID-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish-Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja. Familja Demaçi”, ka shkruar Shqiptar Demaçi. /Insajderi.com